Jorgos Seferis

Jorgos Seferis u lind më 13 mars 1900, në Smirnë (Izmiri i sotëm). Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja e tij u vendos fillimisht në Athinë, ku J.S. kreu gjimnazin, dhe pastaj në Paris. Më 1924, u diplomua për drejtësi. Punoi si diplomat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shërbeu si konsull, këshilltar ambasade e ambasador në Londër, Korçë, Kajro, Pretoria, Ankara e Bejrut. Botoi dhjetë përmbledhje poetike, si dhe një numër të madh esesh, të cilat janë grumbulluar në tre vëllime. U nderua me çmimin “Nobel” për letërsi më 1963 dhe me një sërë çmimesh të tjerë ndërkombëtarë. Përktheu në greqisht disa prej zërave më të rëndësishëm të poezisë franceze dhe asaj anglo-amerikane të kohës së tij, si Valéry, Eliot, Pound, Yeats, Claudel, Gide, Jouve, Auden etj. Vdiq më 20 shtator 1971, në Athinë.

Po shfaqen krejt 2 përfundimet