Bruno Schulz

Prozatori, eseisti dhe piktori polak Bruno Schulz ka lindur më 12 korrik 1892
në Drohobych të Galicisë, që sot përfshihet brenda shtetit të Ukrainës. Ky bir
tregtarësh hebrej, pas studimeve për arkitekturë dhe pikturë, punoi në
vendlindje si mësues vizatimi. U shfaq në letra në vitin 1930 dhe në gjallje
botoi vetëm dy libra me tregime, “
Shitoret e kanellës” (1934) dhe “Sanatoriumi nën shenjën e klepsidrës” (1937). Botoi edhe katër tregime të tjerë, një numër të madh esesh, si dhe përkthimin në polonisht të Procesit të Franz Kafa-s. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij, ku përfshihet edhe një roman me titullin “Mesia”, humbën gjatë Luftës së Dytë Botërore, kohë kjo kur Schulz-in e mbyllën në kamp përqëndrimi. Atje gjeti edhe vdekjen nga një plumb i Gestapos, më 19 nëntor 1942.
Vlerësohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë moderne
polake dhe asaj europiane në tërësi.

Po shfaqet përfundimi i vetëm