Ernesto Sábato

Ernesto Sábato u lind më 1911 në Rojas, pranë Buenos Ariesit. Në vitet tridhjetë laureohet për fizikë. Më pas shkon në Evropë, në fillim në Bruksel e më pas në Paris, ku frekuenton mjediset e surrealistëve. Në 1940 kthehet në Argjentinë si profesor i fizikës në universitetin e La Platës të Buenos Ariesit. Në 1941 nis të bashkëpunojë me revistë Sur së bashku me Borhesin, Silvana Ocampo-n dhe Bioy Casares-in. Që nga viti 1945 e braktis karrierën prej shkencëtari për t’iu përkushtuar plotësisht letërsisë dhe pikturës. Në vitin 1948 boton romanin e tij të parë Tuneli. Gjatë viteve ’50 shkruan kryesisht ese dhe shkrime politike, dhe përgatit romanin e tij kryevepër ”Mbi heronjtë dhe varret”. Në 1974 boton ”Përpara fundit”, autobiografia dhe testamenti i tij politiko-letrar. Në 1985 fiton çmimin Miguel de Cervantes (ekuivalenti i çmimit Nobel për letërsinë në gjuhën hispanike) me motivacionin ”katër dekada përpjekje letrare”. Sábato konsiderohet sot si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX.

Po shfaqen krejt 2 përfundimet