James Joyce

James Joyce (1882-1941) ishte poet, shkrimtar, dramaturg dhe kritik letrar i lindur në Dublin, Irlandë, dhe është një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë perëndimore në shekullit XX. Joyce lindi në një familje të shtresës së mesme që dora-dorës u varfërua. Mërgoi nga vendlindja në moshë të re. Që në fëmijëri pati vështirësi ta gjente veten në Irlandën e kapërcyellit të shekujve XIX-XX, i ndrydhur mes tensioneve të ashpra politike të kohës, bjerrjes së rolit imponues të fesë në fund të periudhës viktoriane, dhe lulëzimit të ndjeshmërisë estetike — tema që e gjetën, që të gjitha, vendin në veprën e autorit. Mbeti mërgimtar i përjetshëm, duke lëvizur përgjatë gjithë jetës midis Britanisë dhe kontinenti, për të vdekur në moshën 58-vjeçare në Zyrih.

Po shfaqet përfundimi i vetëm