Juan Goytisolo

Juan Gyotisolo ka lindur në Barcelonë më 1931. U angazhua që herët kundër regjimit frankist. Më 1956 u largua nga atdheu dhe jetoi si i mërguar në Francë dhe Amerikë, më pas në Marok. Lëvroi shumë zhanre letrare: romane, tregime, eseistikë, ditarë, shënime udhëtimi, poezi etj. Ndër veprat më të njohura janë: trilogjia Señas de identidad (1966), Reivindicación del conde don Julián (1970), Juan sin tierra (1975), ku analizohen dhe goditen fuqimisht mitet e Spanjës së vjetër. Në Cuaderno de Sarajevo, shënime udhëtimi, shkroi për luftën dhe konfliktin në ish-Jugosllavi. Më 2014 u nderua me çmimin Cervantes, vlerësimi më i lartë në letrat hispanike. Vdiq në Marakesh më 2017.

Po shfaqet përfundimi i vetëm