Henri Bergson

Henri-Louis Bergson (1859-1941) lindi në Paris, i dyti ndër shtatë fëmijë, nga prindër hebrenj me origjinë polake dhe angleze. Fillimisht studioi matematikë, por më pas u fut në École Normale për letra dhe filozofi. Shkroi gjerësisht për çështje të ontologjisë dhe metafizikës dhe në gjallje gëzoi popullaritet të pazakontë për një filozof, për ta humbur mandej ndikimin rreth viteve 1940. Vepra e tij rifitoi vëmendje veçanërisht pas vitit 1966, që përkon me intersimin e Gilles Deleuze dhe konceptin bergsonian të “shumësisë” (multiplicité).
Bergson u vlerësua, ndër të tjera, me çmimin “Nobel” për letërsinë më 1927. Vdiq më 1941 në Parisin e okupuar nga nazistët.

Po shfaqet përfundimi i vetëm