Roberto Arlt

Roberto Arlt lindi më 1900 në Buenos Aires, nga prindër me origjinë europiane. Pati marrëdhënie të stuhishme me të atin dhe u largua herët nga familja. Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me “Gravurat”, që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase. Vdiq nga infarkti në qytetin e lindjes, më 1942.
Për të, Roberto Bolaño ka thënë:
“Le të themi, me modesti, se Arlt-i ishte Jezu Krishti.”

Po shfaqen krejt 2 përfundimet