Okakura Kakuzō

Okakura Kakuzō lindi në Tokio më 1863. Babai ishte ofiqar i lartë e tregtar mëndafshi. Mori arsimin më të mirë në gjuhën angleze, në të cilën shkroi, në vijimësi, veprat e tij kryesore. U shqua si dijetar e kritik i artit dhe kulturës tradicionale të vendlindjes dhe Azisë në përgjithësi, dhe shkroi gjerësisht në këtë fushë deri në fund të jetës. Ishte ndër themeluesit e Shkollës së Arteve të Bukura të Tokios, e cila më vonë u bë Universiteti i Arteve të Tokios, sot e kësaj dite institucioni më prestigjioz i llojit të vet në Japoni. Udhëtoi në gjithë botën, dhe u interesua për marrëdhënien midis kulturave të lindjes dhe perëndimit, duke u përpjekur të kundërshtonte pasojat e sundimit kulturor të perëndimit mbi kontinentin aziatik. Vdiq më 1913 nga një sëmundje e mëlçisë.

Po shfaqet përfundimi i vetëm