Immanuel Kant

Immanuel Kant lindi më 1724 në Kënigsberg, Prusia Lindore (sot Kaliningrad, Rusi), i katërti ndër nëntë fëmijë. Edukimi në mjedisin e rreptë luteran, dhe rreptësia e mëtejshme si në jetën e përditshme, ashtu dhe në mendimin filozofik të tij, kanë qenë objekt analizash e anekdotash të shumta mbi jetën e filozofit. Ndonëse nuk u martua kurrë, dhe paçka karikaturës së njeriut të përpiktë e të përkushtuar deri në mani ndaj reflektimit filozofik, Kanti gëzoi një jetë shoqërore të larmishme, dhe një sukses jo të vogël si pedagog. Në vitet dhe shekujt në vijim, roli i tij si mendimar i dorës së parë në gjithë traditën filozofike perëndimore, e veçanërisht në atë të mendimit iluminist, u qartësua dhe u ngulit përfundimisht. Kanti vdiq më 1804, në moshën 79-vjeçare, në qytetin e lindjes.

Po shfaqet përfundimi i vetëm