Jean Anouilh

Jean Anouilh (1910-1987), lindi në një fshat të vogël në afërsi të Bordosë, Francë. I ati ishte rrobaqepës, e ëma violiniste amatore. Familja u zhvendos në Paris ku Anouilh ishte ende i vogël. Këtu autori nisi studimet për drejtësi, por i braktisi për të punuar në një agjenci reklamash. E lëvdoi më vonë këtë përvojë, veçanërisht nevojën profesionale për të qenë i thukët dhe i saktë në përdorimin e gjuhës. Debutoi si regjisor teatri me dramën e vet “L’Hermine” (1932). Gjatë Luftës së Dytë, ndonëse ndenji larg politikës dhe nuk e shpalliu haptas përkrahjen e tij, shkroi “Antigona”, që u lexua si alegori akuzuese ndaj kolaboracionistëve të regjimit të Vishisë. Shkroi dhe, më vonë, vuri në skenë, një sërë dramash të tjera me temë nga antikiteti, dhe gëzoi vlerësime të larta si dramaturg. Në pjesën e fundit të krijimtarisë, dramat e tij morën përherë e më tepër drejtimin e teatrit absurd. Repucationi i tij erdh e u përforcua me kalimin e viteve, çka e vendosi Jean Anouilh-në ndër dramaturgët më me ndikim të brezit të tij. Vdiq në Lozanë (Zvicër), nga një sulm në zemër, në vitin 1987.

Po shfaqet përfundimi i vetëm