Raymond H. Williams

Raymond Henry Williams (1921-1988) ka qenë akademik, romancier dhe kritik britanik. Lindi në Uells dhe ndoqi studimet në Trinity College, Cambridge. Pasi shërbeu në Luftën e Dytë, u bë redaktor i revistës “Politics and Letters”. Më 1961 u bë profesor i dramës në Universitetin e Cambridge-it. U shqua si aktivist dhe personalitet me ndikim të madh tek e majta britanike. Shkrimet e tij mbi politikën, kulturën dhe masmedian janë një kontribut me peshë në kritikën marksiste të kulturës dhe arteve. Në libra si “Kultura dhe qyteti”, “Kulturë dhe materializëm”, “Politikë dhe letërsi”, Williams hodhi themelet e kritikës në fushën studimeve kulturore.

Po shfaqet përfundimi i vetëm