André Gide

André Gide (1869-1951) bënte pjesë në rrethin e krijuesve më të shquar në Francën e fillimshekullit XX. Më 1908, me disa miq, ai themeloi “La Nouvelle Revue Française” (Revista e Re Franceze), e cila tre vjet më vonë krijoi edhe shtëpinë e vet botuese. Me veprën e tij, qëndrimet, miqësitë e shumta si dhe me udhëtimet, sidomos gjatë kohës midis dy luftërave botërore, Gide ushtroi një ndikim të madh te brezat krijues pasardhës. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Fabrikuesit e monedhave të rreme”, “Imoralisti”, “Ushqimet tokësore”. Më 1947 ai mori çmimin “Nobel” në letërsi.

Po shfaqet përfundimi i vetëm