Sergei Dovlatov

Sergei Dovlatov lindi më 1941 në Ufa (ish-BS, Rusia e sotme), ku familja e tij ishte evakuuar nga Leningradi për shkak të Luftës së Dytë. I ati ishte dretues teatri, e ëma korrektore letrare. Dovlatovi studioi finlandisht në Universitetin Shtetëror të Leningradit, por i braktisi studimet. Punoi si roje burgu për ushtrinë sovjetike, si guidë turistike, pastaj si gazetar dhe korrespondent për një numër gazetash dhe periodikësh të kohës. Shkroi tregime dhe romane gjatë kësaj kohe, por nuk arriti t’i botonte. Shumë nga tekstet e tij qarkulluan si samizdat dhe u kontrabanduan jashtë BS për t’u botuar në Europë, çka solli edhe përjashtimin e tij nga Lidhja e Gazetarëve, e më në fund, largimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara më 1979. Ishte pjesë e asaj plejade autorësh e artistësh rusë që u bënë të mëdhenj në rang botëror vetëm në mërgim, ku më i njohuri, mik dhe mbështetës i vepër së tij, ishte poeti Josif Brodskij. Në Amerikë Dovlatovi shkroi për shtypin e mërgatës ruse në Nju Jork. Këtu njohu njëfarë suksesi të vonuar dhe këtu vdiq, nga një arrest kardiak, më 1990, në moshën 48 vjeç.

Po shfaqet përfundimi i vetëm