Adolfo Bioy Casares

Adolfo Bioy Casares (1914-1999) qe një nga figurat më prodhimtare e më me ndikim në botën letrare argjentinase dhe më gjerë. I lindur në gjirin e borgjezisë së lartë të Buenos Airesit, pati mundësinë t’i përkushtohej letërsisë përgjatë gjithë jetës. Shkroi prozë të shkurtër e të gjatë, artikuj kritikë, përktheu dhe qe redaktor i një sërë antologjish me rëndësi. Qe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jorge Luis Borges-it, së bashku me të cilin shkroi një numër veprash me pseudonime të ndryshme.

Po shfaqet përfundimi i vetëm