Përshkrim
Lufta e Dytë Botërore është mbyllur me fitoren e Gjermanisë naziste dhe Japonisë. Në vitin 1962 në Amerikë, territori i së cilës është i ndarë përgjysmë mes fituesve të luftës, skllavëria është sërish e lejuar dhe çifutët e paktë që ende mbijetojnë mbajnë emra të rremë. Në gjithë botën tashmë mbretëron teoria e epërsisë së racës ariane, Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.