Përshkrim
Në sfond të Post-truth janë dy ngjarje madhore të politikës bashkëkohore, zgjedhja e D. Trump si president i ShBA dhe referendumi Brexit, që nxori Mbretërinë e Bashkuar nga eurozona. Me saktësi, autori i identifikon këto ngjarje si simptoma të një problemi më të thellë të korruptimit të diskursit publik, rënies së besimit tek institucionet, veçanërisht te shtypi i lirë, ngritjes së medias sociale, vërshimit në diskursin “mainstream” të teorive konsipirative, etj, me pasojë “zhdukjen” e “të vërtetës”. Pasi bën një analizë të burimeve bashkëkohore filozofike, politike dhe shoqërore të krizës, D’Ancona ofron edhe një sërë strategjish rrugëdaljeje prej saj.