Përshkrim
Në “Marksizmi dhe krishterimi”, MacIntyre analizon lidhjet, ngjashmëritë dhe dallimet midis dy metanarrativave kryesore të perëndimit.
Duke analizuar përmbajtjen dhe funksionet e marksizmit (dhe paralelet e këtyre me krishterimin), autori merr më gjerësisht në shqyrtim qasjet e mendimit politik modern ndaj marksizmit. Ai përpiqet të qëmtojë origjinat e botëkuptimit marksist në mendimtarë si Hegeli dhe Fojerbahu, për të marrë mandej në analizë disa tema kyçe të Marksit, disa prej kontradiktave të brendshme në filozofinë e tij, e më tej disa variante filozofike dhe tipare politike të marksizmit (nga Trocki, Lukesmburg, deri te Llukaç).