Përshkrim
“Fati i fjalëve” përmban artikuj të shkruar në vitet 1994-2019 në periodikë të ndryshëm. Autori shkruan për një varietet temash, që nga historiku i shtypit në Shkodër, te kritika ndaj hegjemonisë kulturore të elitës postkomuniste shqiptare, te recensione për vepra letrare të botuara gjatë këtyre viteve. Me gjuhë thumbuese dhe nerv krijues, Jubica na zbulon anë të ligjërimit publik shqiptar që duhet të ishin në qendër të reflektimit tonë për veten, por që me vështirësi kanë arritur, e shpesh nuk ia kanë dalë, ta tërheqin vëmendjen dhe të prekin ndjeshmërinë e lexuesve.
Jubica është dëshmitar i një epoke të zymtë në kulturën tonë, por ndër rreshtat e këtyre shkrimeve shumëçka do t’i shërbejë lexuesit që synon të kuptojë më mirë ç’ka ndodhur në këtë hapësirë politiko-kulturore në tri dekadat e fundit.