Përshkrim
Në skicat e shkurtra dhe të rrufeshme të ‘Bestiarit’ – diktuar aty për aty, brenda një jave, shkrimtarit asokohe të ri Emilio Pacheco – Arreola përqendron tërë ironinë dhe urtësinë e poetikës së vet. I vënë në rolin e një natyralisti që përshkruan kafshë të ndryshme, njëzet e tretë tilla, autori na jep njëherazi përsiatje të thella për gjendjen njerëzore. Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.