Përshkrim
Esetë e këtij libri analizojnë shkencën moderne si një degëzim i dalë nga trualli i prapavijës kulturore, ekonomike dhe politike të Europës Perëndimore, duke marrë në konsideratë, mes të tjerash, filosofinë e lashtësisë greke, mesjetare e më tej, zhvillimet e Revolucionit Shkencor, daljen në skenë të ideve iluministe, veprimtaritë ekonomike e koloniale, institucionalizimin e punës kërkimore shkencore, aplikimin e teknologjisë dhe pasojat e saj, si dhe shkencizmin si bosht ideologjik të botës moderne. Siç dëshmohet nga historia, shkenca mund të marrë shumë trajta: shkencë egjiptiane, babilonase, greke, indiane, kineze, islame, mesjetare e krishterë — ose shkencë moderne. Rrugëtimi intelektual i këtyre eseve na fton ta shohim shkencën si një formë të shpalosjes së kulturës që e krijoi dhe zhvilloi atë. Nga ky këndvështrim, historia e shkencës moderne nuk është histori progresi linear ku ajo përbën kulmin, por e një shkence që u latua nga përparësitë e shoqërisë ku ajo lindi dhe lulëzoi.