Përshkrim
“Realiteti dhe mundësia e luftës” është një përmbledhje me ese që kanë si tematikë qëndrore luftën, trajtuar në aspektin e gjerë politik, përfshi të ashtuquajturat “marrëdhënie ndërkombëtare”. Lufta është një formë e caktuar e këtyre marrëdhënieve, të cilat janë para së gjithash dhe mbi të gjitha marrëdhënie ndërshtetërore. Siç sugjeron edhe përqasja e famshme e Clausewitz-it: lufta si një vazhdim i politikës dhe si një instrument i mirëfilltë politik i shtetit. Në këto ese është shqyrtuar jo vetëm kjo tezë e Clausewitzit, por edhe shembuj konkretë luftrash të ndryshme, të cilat e mishërojnë atë. Kjo ka bërë të mundur që, përmes luftës, të kalohet në politikën ndërkombëtare dhe në fushën e gjeopolitikës, të artikuluara këto të fundit jo vetëm parimisht, por edhe historikisht, përmes shembujsh, duke filluar nga koniktet e kohërave të Napoleonit e deri tek ato të sotmet, si ai aktuali i luftës së Ukrainës.