Përshkrim
Gerald Murnane ka lindur më 1939, në Coburg, Australi. Në rini ndoqi, pa i përfunduar, studimet për t’u bërë prift katolik. Ka punuar për një kohë të gjatë si mësues në shkollat fillore, madnej në Departamentin e Edukimit dhe ka dhënë mësime shkrimtarie në institucione të ndryshme. Është ndër shkrimtarët australianë më të spikatur në botë, e përmendet rëndom në listat e çmimeve letrare më të rëndësishme. Ndër librat e tij më të njohur janë: The Plains (1982); Landscape with Landscape (1985); Invisible Yet Enduring Lilacs (2005); Border Districts (2017).
Prapatoka është rrëfim i ngjeshur – apo një tog rrëfenjash, secila bën fole brenda tjetrës – që hapet në një gjeografi të thyer në dukje e pafundme, ku prapatoka e Australisë, preritë amerikane dhe Ultësira e Madhe Hungareze shkrihen, shkëmbejnë dhe mbështjellin njëra-tjetrën në mendjen e një njeriu që rri i vetëm në një odë plot me libra.