Përshkrim
Në esenë “Perdja”, Kundera i rikthehet temës më të dashur, romanit, dhe rëndësisë qendrore të tij në kulturën perëndimore. Perdja është mbulesa e paragjykimeve dhe klisheve tona, dhe detyra e shkrimtarit është ta çjerrë atë, për të na zbuluar botën e vërtetë që fshihet pas.
E shkruar në periudhën e vonë të krijimtarisë, “Perdja” i rikthehet për herë të tretë (pas “Arti i romanit” dhe “Testamentet e tradhtuara”) dhe të fundit çështjeve jetike për autorin: romani, shkrimatri, roli i letërsisë. Kundera hedh vështrimin pas mbi një krijimtari të gjerë që shkon drejt përmbylljes, duke ofruar një testament përfundimtar të veprës së tij, dhe të botëvështrimit të tij për letërsinë.
