Përshkrim
Jules Renard (1864-1910), lindi në Châlons-sur-Mayenne, Francë. U arsimua në Nevers dhe në Paris. Pasi u martua më 1888, iu kushtua plotësisht letërsisë, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhej. Më 1894 botoi veprën që e bëri të njohur, “Flokëzkarota”. Megjithëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Paris, ai kurrë nuk i humbi lidhjet me vendlindjen. Shkroi edhe versione në dramë të “Flokëzkarotës”. Ishte ndër themeluesit dhe anëtarët e “Mercure de France” (1890) dhe më 1907 u zgjodh anëtar i Akademisë “Goncourt”. Kryevepër e tij mbahet “Ditari”, në 7 vëllime (1925-1927).
Pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, Renard bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te “Flokëzkarota” këto kujtime ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Me këtë vepër, po edhe me tregimet, ai do ushtronte një ndikim të madh te bashkëkohësit e tij, sikurse te brezat e mëvonshëm, aq sa Roberto Bolaño e rendiste autorin ndër mjeshtrit e zhanrit të shkurtër.