Përshkrim
Në këtë libër janë paraqitur dhe trajtuar nën dritën dokumentare të burimeve arkivore disa prej çasteve më kyçe të historisë moderne të Shqipërisë, qysh prej lidhjes së Prizrenit e themelimit të shtetit modern shqiptar, e deri te ardhja në pushtet e mbretit Zog. Të tëra ngjarjet dhe aktorët vendimtarë historikë janë parë ndryshe nga historiografia nacional-komuniste, që ende sundon në ligjërimin tonë publik për historinë e kësaj periudhe. Synimi është hapja e një shtegu të ri për ta hulumtuar dhe interpretuar historinë tonë moderne në një paradigmë të re.