Përshkrim
Analizë e serialit televiziv ‘The Wire’.
Në këtë ese, Jameson analizon një ndër produktet kulturore më të spikatura televizive, vlerësuar si ndër serialet më të mira të të gjitha kohërave, ”The Wire”, transmetuar pa bujë në vitet 2002-2008 në kanalin kabllor amerikan HBO, dhe shndërruar mandej në një serial kult për publikun mbarëbotëror.
Duke marrë shkas nga një sërë karakteristikash njëherazi tipike dhe të pakategorizueshme të serialit, Jameson e shtrin analizën e tij mbi strukturën narrative, personazhet e serialit, sfondin e qytetit dhe aspekte të tjera të rëndësishme ose dytësore. Ai vëren ndërkalljen e elementeve utopike në një narrativë kryekëput realiste, dhe shqyrton tensionin që buron prej këtyre, sikurse analizon mundësitë e gjera që shpalosin shtresat e shumta narrative dhe kompleksiteti i ”The Wire”.