Përshkrim
“Njeriu që habitej dhe tregime të tjera” përbëhet nga dy pjesë të (pa)varura. Nën “tregime të tjera”, në të vërtetë fshihet vazhdimi i vëllimit të parë me tregime, “Libri i dhunës”, botuar nga “Pika pa sipërfaqe”, më 2019. Ndërsa tregimi i gjatë “Njeriu që habitej” është një projekt që si ide i kishte paraprirë në tërësi preokupimit të autorit me luftën, rrjedhimisht dhunën. Prandaj “Librat e dhunës” vërtiten si një mbështjellje rreth “Njeriut të habitej”, rezultat i të cilit janë.