Mesha e zezë: feja apokaliptike dhe vdekja e utopisë

L1.200

Mesha e zezë
John Gray
Përktheu: Stefan Zhupa

ISBN: 9789928373366

Sku: 160 Category: John Gray Tag:

Përshkrim

Në periudhën që pasoi Luftën e Ftohtë, konceptimet progresiste të historisë morën rol sundues në diskursin perëndimor. Po i afroheshim, tashmë, një periudhe ku aspiratat utopike do të përmbusheshin. Mirëpo zhvillimet e mëvonshme na bënë të qartë se asgjë e tillë nuk ndodhi.
Në këtë libër, Gray argumenton se idetë politike që i kanë dhënë formë kohës sonë janë surrogate të ideve fetare. Sipas autorit, këndvështrimi konvencional për idenë e progresit njerëzor është i gabuar. Besimi te progresi mbështetet te miti i një utopie të realizueshme brenda Historisë, diçka që e ka karakterizuar në mënyrë thelbësore epokën moderne në Perëndim. Me këto premisa, Gray kritikon fuqimisht iluminizmin dhe gjithë izmat që pasuan (liberalizmin dhe neoliberalizmin ndër ta), duke i parë këto si variante shekullare të mitit të Aplokalisit. Kësisoj, diskursi bashkëkohor nuk ndryshon nga paraardhësit, sepse në të dyja rastet nuk i kemi kapërcyer kurrë suazat e mitologjisë.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

315