Lodra e tërbuar

L800

Lodra e tërbuar
Roberto Arlt
Përktheu nga spanjishtja: Erion Karabolli

ISBN: 9789928185846

Sku: 127 Category: Roberto Arlt Tag:

Përshkrim

Lodra e tërbuar rrëfen historinë e trazuar të Silvio Astierit, djalosh i ri, banor i Buenos Airesit dhe zë rrëfyes i romanit. Në fillim të ngjarjeve, ai është thuajse fëmijë, por do t’i duhet të rritet me të shpejtë. Rravgimet e mëpasme do të kenë kthesa të mprehta dhe pasoja të ashpra për Astierin: një vjedhje me shokët e fëmijërisë, nevoja për një punë të mirë, po dhe dëshira për të studiuar, orvatjet për të qenë shpikës, shitës, e përsëri bashkëpunëtor në një tjetër krim.
Në këtë roman, Arlt rrëfen me mjeshtëri presionet ekstreme dhe kontradiktat e pazgjidhshme të jetës në mjedisin urban modern, ku fati i njeriut të thjeshtë ngjan i paracaktuar dhe përherë i zymtë.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

184