Përshkrim
Për mënyrën se si i “kompozon” romanet, Kundera ka thënë se imition krijimin e një simfonie muzikore, me një a disa “tema”, dhe variacione mbi këto tema. Temat e “Librit të së qeshurës” janë kujtesa dhe harresa, liria dhe shtypja, serioziteti dhe e qeshura. Variacionet e tij janë të panumërta, lëshohen drejt së panjohurës, me humor dhe dhimbje, për t’u kthyer e rikthyer përsëri.
Për përmbledhjen e një romani në pak rreshta, Kundera ka shprehur përherë përbuzje. Vetë romani është përmbatja, ka thënë e përsëritur autori. Në respekt të kësaj këmbënguljeje, nuk po përpiqemi ta përmbledhim përmbajtjen e “Librit të së qeshurës”. Lexuesit do duhet ta lexojnë për ta zbuluar.