Libri i çajit

L500

Libri i çajit
Okakura Kakuzō
Përktheu Ervin Qafmolla

ISBN: 9789928185907

Sku: 112 Category: Okakura Kakuzō Tags: ,

Përshkrim

Kakuzō merr shkas nga një analizë e imtësishme e ritualit të pirjes së çajit në kulturën japoneze – që nga përgatitja e përzierjes së bimëve, enët, shërbimi, e deri te arkitektura dhe arredimi i dhomës së çajit – për të na folur për disa nga çështjet më themelore të botëkuptimit e filozofisë së “Lindjes”. Në kapërcyell të shekujve XIX-XX, kohë në të cilën jetoi dhe shkroi autori, sundimi i gjatë kolonial i perëndimit tashmë i kishte dhënë frytet e veta në gjithë Azinë. Kakuzō, si njeri në kapërcyell të dy botëve, përpiqet t’i kundërvendosë kulturës perëndimore thelbin e “Lindjes”, deri aty sa të pohojë madje epërsinë e kësaj të fundit.
Ndonëse Kakuzō shkroi vëllime të shumta për artin e Azisë, “Libri i çajit”, i shkruar në anglisht dhe i botuar më 1906, mbetet libri i tij më i shquar në perëndim.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

104