Hegjemonia kombëtare: Studime dhe artikuj

L1.000

Hegjemonia kombëtare: Studime dhe artikuj
Enis Sulstarova

ISBN: 9789928185464

Përshkrim

Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, “Kombi dhe nacionalizmi”, përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën. Përmes tyre argumentohet se përpjekja kombëtare shqiptare sot duhet të synojë një rilindje të re shpirtërore, sikurse u përpoq ta realizonte Rilindja Kombëtare. Pjesa e dytë e librit, “Ideja e Evropës, orientalizmi dhe afrikanizmi”, përmban studime që trajtojnë raportin e elitave politike dhe kulturore me “tjetrin”, në funksion të riprodhimit të identiteteve moderne shqiptare. Studimet në pjesën e tretë të librit i kushtohen zbatimit të ideologjisë zyrtare të Shqipërisë komuniste në zhanrin e letërsisë fantastiko-shkencore dhe në analizën e eurokomunizmit. Pjesa e katërt përmban shkrime mbi librat shkollorë të historisë në Shqipërinë paskomuniste dhe mbi debatin publik mbi rishikimin e tyre. Pjesa e pestë e librit përbëhet nga vështrime teorike mbi kushtetutat e Shqipërisë dhe normat zakonore, kurse në pjesën e fundit të librit janë përfshirë shkrime mbi jetët dhe veprat e disa shkrimtarëve e studiuesve që kanë lënë gjurmë në shek. XX-XXI.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

460