Përshkrim
Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet? Po sikur të zbulojmë thesarin e Ali Pashait në Tepelenë? Po sikur të dalim kampionë bote në futboll? Po sikur të hyjmë në Europë? I duhet edhe shkrimtarit të ëndërrojë. Po sikur dikush ta marrë pendën në dorë dhe, gjithsesi, ta shkruajë njërin nga këto libra? E pra, teksti për t’u vënë në të pasmen e kopertinës po e pret gati në këtë vëllim. Erashka është vërtet e gjerë: ese, studime historike e antropologjike, romane klasike, të verdha, thriller, letërsi fantastiko-shkencore, intervista, antologji, poezi të shqipëruara, të rizbuluara: një bibliotekë për t’u pasur zili.