Moderniteti i lëngët

L1.000

Moderniteti i lëngët
Zygmunt Bauman
Përktheu: Dritan Xhelo
ISBN: 9789928185396

Përshkrim

Në këtë tekst të rëndësishëm, Zygmunt Bauman fut një koncept që e ka përcaktuar më shumë se çdo koncept tjetër vizionin e tij për shoqëritë bashkëkohore: moderniteti i lëngët. Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë “të lëngët” është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri. Njëqind vjet më parë, “me qenë modern” nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërisë; sot nënkupton një modernizim kompulsiv, të përhershëm, pa kurrfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.
Moderniteti i lëngët, Bauman zhvillon dallimin midis modernitetit të ngurtë dhe atij të lëngët, duke u përqendruar në pesë koncepte që kanë shërbyer për t’i dhënë kuptim jetës sonë të përbashkët: emancipimi, individualiteti, koha/hapësira, puna dhe bashkësia (komuniteti).

Informacion shtesë

Numri i faqeve

311