Themelet e metafizikës së moralit

L800

Themelet e metafizikës së moralit
Immanuel Kant
Përktheu: Erjus Mezini

ISBN: 9789928373588

Sku: 182 Category: Immanuel Kant Tag:

Përshkrim

“Themelet e metafizikës së moralit” është një nga tekstet bazë të etikës si degë madhore e traditës filozofike perëndimore. Në veprën e tij, Kanti u përpoq të çrrënjoste themelin e etikës mbi dogmën e shpalljes hyjnore, për ta rithemeluar atë mbi arsyen praktike njerëzore. Ky rithemelim, sipas filozofit, do t’i shërbente një artikulimi më të qartë e më të sigurt të një etike përnjëmend universale, të pandikuar nga kushtet empirike. Në këtë tekst kanonik, pas një parashtrimi të filozofisë morale deri në çastin e shkrimit, Kanti paraqet për herë të parë në mënyrë sistematike parimin e epërm moral, themelin e etikës së tij, atë koncept që do ta bëjë të shquar edhe për profanët e filozofisë së kulluar: imperativin kategorik. Kjo vepër, së bashku me “Metafizikën e moralit” dhe “Kritikën e arsyes praktike”, përbën të ashtuquajturin “triptik moral”, në të cilin filozofi shpalos sistemin e tij të filozofisë morale që nga konceptimi e deri në zbatim.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

122