Përshkrim
Pesëmbëdhjetë vjet pas librit të tij të fundit me poezi në Shqipëri (I thopërkuom, 2003), Arben Dedja vjen para lexuesit me një vëllim të ri. Por në vend të një libri me unitet tematik ose formal, këtë herë autori i ka qëmtuar poezitë (të pabotuara ose, gjithsesi, të panjohura për publikun) nganjë kohë tridhjetëvjeçare. Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t’u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme për ngadhënjim.