Përshkrim
Ky libër vë në qendër të vëmendjes shtetin-komb, e sheh atë si një hapësirë kuptimore, qarkullimesh, pengesash dhe mundësish, që ndërtohet e rindërtohet me kalimin e kohës, në ndërveprim me hapësira të tjera sociale dhe sipas temporalitetesh të ndryshme. Është më së pari një histori e krijimit të shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftrave dhe e transformimit të hapësirave sociale të tij. Clayer gërsheton një sërë narrativash, për të paraqitur një tablo multifokale të epokës së marrë në shqyrtim. Fokusi i saj lëviz gjatë gjithë kohës në mënyrë që të kapë më mirë kompleksitetin e dinamikave, me, përtej dhe nën shtetin-komb.
