Libri i dhunës

L800

Libri i dhunës
Arben Idrizi

ISBN: 9789928185815

Sku: 104 Category: Arben Idrizi Tag:

Përshkrim

Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar. Në më të shumtën e herëve, i përmbledhur në fraza të gatshme, në një renditje të rastësishme të tyre, preteksti tingëllon kështu: ne kemi qenë të persekutuar nga ju, jo ju nga ne; ne jemi zot të kësaj toke dhe të kësaj prone qysh prej krijimit të botës, ju po përpiqeni të na e merrni ose tamam na e keni marrë; ne jemi këtu bashkë me ju, por nëse do të pranojmë të bashkëjetojmë ende, një ditë ju do të bëheni më të fortë se ne dhe do të na robëroni; ne jemi autoktonë, ju jeni ardhacakë; ne jemi të qytetëruar, ju jeni barbarë; ne jemi në rrugën e drejtë, ju jeni në rrugën e gabuar; ne jemi të pastër, ju jeni të ndyrë; ne jemi të zhvilluar, ju jeni të prapambetur; ne jemi në qendër, ju jeni në periferi; ne kemi histori, traditë, ju nuk keni; ne jemi pronarë, ju jeni skllevër; ne jemi të zgjedhur të Zotit, ju jeni të mallkuar etj.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

180