Industria e Holokaustit

L1.000

Industria e Holokaustit: Refleksione mbi shfrytëzimin e vuajtjes çifute
Norman G. Finkelstein
Përktheu: Visar Zeka

ISBN: 9789928373465

Përshkrim

“Industria e Holokaustit” shqyrton një nga operacionet propagandistike më të mëdha e të sofistikuara të kohës sonë: instrumentalizimin e tragjedisë së Holokaustit nga shteti i Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të nxjerrë përfitime politike, financiare, si dhe për të parandaluar dhe shuar çdo kritikë ndaj politikave shtetërore të tyre. Në njërin krah, këta “industrialistë” të Holokaustit (që rëndom nuk janë viktimat e Holokaustit), duke instrumentalizuar dhe rishpikur “kujtesën” rreth tij, kanë qenë në gjendje të përfitojnë pozita gjeopolitike dominante në politikën globale; kanë arritur gjithashtu të zhvatin përfitime të jashtëzakonshme financiare nga “fajtorët” e Holokaustit, përfitime që rrallë kanë shkuar për viktimat e vërteta, apo për t’i dhënë peshë historike tragjedisë së çifutëve europianë. Në krahun tjetër, çdo kundërshtim i këtij dominimi dhe kësaj zhvatjeje, por sidomos çdo oponencë ndaj represionit, sabotimit, zaptimit dhe masakrave të Izraelit në Palestinë, është damkosur me vulën e “antisemitizmit”, si metodë efikase heshtjeje e çdo zëri kundër këtyre praktikave.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

320