fʌkt: Një kundërhistori e së tashmes

L1.000

fʌkt: Një kundërhistori e së tashmes
Armando Lulaj, Marco Mazzi
Përktheu: Alfred Bushi

ISBN: 9789928373106

Përshkrim

I bazuar mbi një bisedë të thelluar artistike mes Armando Lulajt dhe bashkëpunëtorit të tij të qëmotshëm Marco Mazzi, fɅkt paraqet një dëshmi të punës së kahershme të Lulajt, sikurse na ofron edhe një studim e dokumentim alternativ të historisë së vonë shqiptare. Strukturuar në pesë gjurmë të transkriptuara, kjo ecën, kronologjikisht me ç’duket, nga pikënisja e dyfishtë e viteve të vështira 1992 dhe 1997, drejt së tashmes dhe të ardhmeve të pandehura të kësaj. Ndërkaq pakogjë ecën vijëdrejtë, siç tregohet përherë e më tepër nga dëshmitë e artistit, qoftë për shkak të atyre që Lulaj i quan “lidhje tangjente” – takime paralele mes trupave dhe pushtetit shtetëror, që mbrujnë dalëngadalë trajtat e një tjetërfarë historie – qoftë për shkak të një aradhe fillesash të nëmura, ku e ardhmja “villet përpara se të gëlltitet”, sa për të përmendur vetëm disa ngatërresa që përfshihen në botimin që keni në dorë.

Nga “Parathënia” e Sonja Lau.

 

Informacion shtesë

Numri i faqeve

192