Përshkrim
“Bankieri anarkist dhe proza të tjera” është një përmbledhje prej katërmbëdhjetë prozash. Novela që i jep titullin librit, ngjeshur brenda një dialogu sokratik midis dy miqsh të vjetër që takohen në një kafene, vë gishtin mbi një problem njerëzor universal: pikëtakimin midis teorisë dhe jetës. Si mundet një bankier i pasur ta mbajë veten për anarkist? Përgjigje pas përgjigjeje, bankieri na përvijon portretin e një kontradikte të njëmendtë dhe të pazgjidhshme. Ironia është tronditëse pikërisht sepse pohimet e tij nuk thuhen me shaka.
Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.