Përshkrim
“Banditët” është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve më të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. “Banditi shoqëror”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë teskt tashmë klasik, Hobsbawm na ofron një këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit të tij.