Përshkrim
“Arratisje nga Lindja” është një ndër tekstet themelore në studimin e oriantalizmit dhe tropeve të tij në kulturën moderne shqiptare. Në një sërë esesh kritike që marrin në studim autorë kyçë të tre shekujve të fundit, si dhe ligjërimin publik në përgjithësi, Sulstarova analizon qasjen ndaj “tjetrit” oriental si tipar bazë të identitetit kulturor shqiptar.