Përshkrim
“Prapë tregime, ky?”
Besoj kjo është fryma e përgjithshme, pritshmëria më instiktive për
këtë libër.
Mirëpo kësaj here nga autori ynë kemi një orvatje – hajt, po e quajmë jo edhe aq të dështuar – për të dalë nga kufijtë e tregimit, nga bota e ngushtë e gjithsecilit prej nesh, drejt një realiteti (apo ëndrre?) ngjyrashumë. Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealistë, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:
“A janë (të gjitha) tregime?”
Nëntëmbëdhjetë tekste që mëtojnë të jenë të ndryshëm, madje të kundërt. Dhe shpesh e gjitha ndodh nën vështrimin e habitur të autorit, i tërhequr pa e ditur as vetë në një valle të marrë që do të desh të mos kishte fund kurrë. Ç’iluzion!