Përshkrim
Autori e përdor fuqinë e tij trilluese për të satirizuar dashakeqësinë, budallallëkun, racizmin e shoqërisë eduardiane të kohës, duke krijuar shpesh një atmosferë horror. Stili është i lehtë, gjithnjë me humor e ironi në majë të gjuhës, kurse intriga e tregimeve shpesh bëhet tejet e ndërlikuar, për të përfunduar pastaj me një fund surprizë ose me shaka të vërteta. Por ka gjithmonë në to një dell mizorie dhe një shije të veçantë për makabren.