Rrëfimet

L1.500

Rrëfimet
Jean-Jacques Rousseau
Përktheu Feride Papleka

ISBN: 9789928185662

Sku: 102 Category: Jean-Jacques Rousseau Tag:

Përshkrim

Jean-Jacques Rousseau lindi në Gjenevë, Zvicër, më 1712. Ai ishte i biri i Isak Rusoit, orëndreqës dhe i Syzanë Bernarit, bijë e një kleriku të lartë. Nëna i vdes nëntë ditë pas lindjes, dhe i ati e braktis në moshën dhjetë vjeç. Rusoi iu besua një kleriku të fshatit Bosej, me të cilin jetoi dy vite relativisht të lumtura, pastaj ai filloi mësimin e mjeshtërisë së gjykatësit, por pa sukses. Mjeshtëria e dytë e gdhendësit, po ashtu qe pa sukses; tre muaj para se ta mbaronte, më 14 mars 1728, Rusoi arratiset nga Gjeneva. U konvertua në katolik në Torino. Punoi si shërbyes, seminarist, mësues muzike ose mësues privat, çka i dha rastin të shëtiste anekënd Zvicrës dhe Francës. Më 1732, ai u ngulit për plot tetë vjet në Chambéry ose në çifligun Les Charmettes, pranë Madame de Warens, periudhë që Rusoi do ta përshkruajë me nota idilike te “Rrëfimet”. Më 1741 niset për Paris, ku takohet me Diderot-in, nga i cili u porosit të shkruante zërat e Enciklopedisë që kishin të bënin me muzikën. Gjatë kësaj kohe, ai bëhet baba i pesë fëmijëve nga Thérèse Levasseur, një shërbyese e re; fëmijët i braktis në jetimore. Vitet 1750 shënojnë thyerjen me Voltaire-in dhe Diderot-in, periudhë që shënohet edhe nga një ton i ri sfidues dhe i pavarur në shkrimet e tij. Në veprat “Discours sur les sciences et les arts” (Ligjëratë mbi shkencat dhe artet) dhe “Discours sur l’origine et les fondements de l’inégalité parmi les hommes” (Ligjëratë për origjinën dhe themelet e pabarazisë mes njerëzve), Rusoi ngriti argumentin sipas të cilit zhvillimi i qytetërimit sjell korruptimin e mirësisë së natyrshme të njeriut dhe nxit pabarazinë mes njerëzve. Më 1758, ai i sulmoi haptazi miqtë e dikurshëm enciklopedistë në të famshmen “Lettre à d’Alembert sur les spectacles” (Letër Dalamberit mbi spektaklet), në të cilën demaskonte shoqërinë e kulturuar në tërësi. Më 1757 zhvendoset në Montmorency, ku kalon pesë vite ndër më të frytshmet në krijimtarinë e tij. Romani “Julie, ou la nouvelle Héloïse” (Heloiza e Re, 1761) pritet me sukses të menjëhershëm dhe të gjerë. Këtu dhe te “Émile, ou de l’éducation” (Emili, ose Rreth edukimit), që u botua një vit më pas, Rusoi shpall pacenueshmërinë e ideve vetjake kundrejt fuqisë së shtetit dhe trysnisë shoqërore. Arritja kryesore në filozofinë politike të autorit shënohet me veprën “Du Contrat social” (Kontrata sociale), botuar më 1762. Detyrohet të lërë Zvicrën në drejtim të Anglisë, ku arrin të nxiste armiqësinë e Hume-it, e më pas i rikthehet pelegrinazhit kontinental. Më 1770, Rusoi arrin të përmbyllë shkrimin e Rrëfimeve. Vitet e fundit të jetës i kaloi kryesisht në Francë, ku dhe vdiq, më 1778.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

681