Muzat e mia trupore

L800

Muzat e mia trupore
Arben Dedja

ISBN: 7989928373342

Sku: 161 Category: Arben Dedja Tag:

Përshkrim

«Filli i kuq që i lidh tekstet e librit të tij të gjashtë me tregime (hm, po a janë vërtet “tregime”? hm, po a janë të gjitha “tregime”?;) – Muzat e Arben Dedjes – janë si gjithnjë humori, e qeshura “me të gjitha trajtat e saj: si nënqeshje, buzëqeshje, qeshje, gajasje, kakarisje, ngërdheshje, zgërdheshje, përqeshje…”, por kësaj radhe për disa funksione trupore neurofiziologjike: ato më ancestralet (edhe shtazoret), që edukata jonë prej qeniesh të qytetëruara përpiqet t’i fshehë ndaj botës, por, përkundër, që instiktet më të thella na bëjnë t’i mbartim përherë brenda vetes e t’i shfaqim shqim. I kishte dhënë ky autor me background kirurgu – i mësuar, pra, fort mirë me trupin – shenjat për këtë trill të fundmë qysh në vëllimin me proza, “Amputime të zgjatura” (2011), ku përfshiu tregimin e parë (zulmëmadh!) të kësaj “serie” dhe pastaj te vëllimi “Kulla e mishit” (botimi ynë, 2016) ku vazhdoi, dorëpadridhur nga kritikat, me një tregim që u quajt “politik”, por që ishte në fakt kokë e këmbë për teshtimën, homazh Nikolaj Vasileviç Gogolit, atit tonë të përbashkët.
Tani, në këto tekste nganjëherë të gjata, fluviale, thelbi i rrëfimit, herë paturpësisht eksplicit, herë i mbuluar si thëngjill nën hi, përfshin tërësinë e këtyre funksioneve – shumë gjëra, siç do të mund ta konstatoni edhe vetë –: gërhitjen, gogësimën, gromësirën, gudulisjen, kollën, të kruarën, lemzën, shtriqjen. Mund të vëreni: “Po funksione të këtilla trupore nuk janë vetëm nëntë, apo dhjetë (po të llogarisim edhe një shtojcë, që autori na e dhuron). Ka edhe të tjera…”
“E di, po kaq janë Muzat (e autorit).”
“Në shekuj numri i Muzave gjithnjë ka ndryshuar…”
“Pasardhësve – detyra e vështirë”.»

Informacion shtesë

Numri i faqeve

160