Përshkrim
“Jetë imagjinare” përmban njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit. Prej kësaj galerie të mbushur me lloj-lloj personazhesh — nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët William Kidd , Stede-Bonnet dhe vrasësit Burke dhe Hare — Schwob-i ekspozon një aradhë temperamentesh të gjalla, një panair të anëve më të errëta, të poshtra e të frikshme të njerëzve dhe vetë jetës. Jehona e kësaj vepre, e mbushur me imazhe dekadente, mbërrin fuqishëm deri në ditët tona, me temat e saj të kohës mondane, mitit, dhunës dhe seksualitetit.
Me këtë libër, autori krijoi një kryevepër “sekrete”, që, një njëfarë glosari biografik, i bashkohet simotrave të mëvonshme, si “Historia e përbotshme e poshtërsisë” e J. L. Borges-it dhe “Portrete të njëmendëta dhe të imagjinuara” të Alfonso Reyes-it, në panteonin e trillimit spekulativ, kryezot i të cili është ky tekst.