Përshkrim
Në këtë doracak prej më se 400 faqesh të botuar për herë të parë më 2014 (nga një dorëshkrim i 1976), Althusser rreket të hedhë poshtë mitin e “filozofëve”, veçanërisht sipas konceptimit idealist, sipas të cilit filozofi e ushtron veprimtarinë e tij në suaza teorike, në një mjedis të mbyllur, madje shpesh të brendshëm, shpirtëror. Althusser i qaset filozofisë në terma materialiste, si një dije e gjallë dhe e lidhur ngushtë me jetën e përditshme. Në këtë kuptim, “jofilozofët” e titullit nuk duhen kuptuar si njerëz të pamësuar me “filozofinë” — ndonëse mund të jenë të tillë–, por si subjekte pjesëmarrëse me të drejta të plota në fushën e dijeve njerëzore dhe në jetën shoqërore.