Aliu në makth

L600

Aliu në makth
Erjus Mezini

ISBN: 9789928185716

Sku: 096 Category: Erjus Mezini Tag:

Përshkrim

Drama “Aliu në makth” zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha. Midis plagosjes dhe vdekjes zhvillohet “makthi” i Aliut. Në këtë gjendje ëndrre/zhgjëndrre, nëpërjmet debatit të zgjatur të Aliut me dy engjëjt që kanë ardhur t’i sjellin hesapin e jetës dhe veprimeve të tij, drama ofron një dritare në psikologjinë e figurës historike, Ali Pashë Tepelenës, dhe trashëgiminë e tij në mitologjinë kombëtare.

Megjithatë, drama nuk është aspak një dramë historike. Përkundrazi, ndonëse ajo nuk shtrembëron asgjë nga “historia” e Aliut, ajo e shkëput Aliun nga historia. Në këtë kuptim, drama përsiatet të jetë një dramë-metaforë mbi drejtësinë. Drejtësia si çështje themelore e njeriut në çdo epokë, por edhe drejtësia si problem praktik, problem që rishfaqet në mënyrë të përsëritur në jetën tonë të përditshme: reforma e drejtësisë, “hakmarrja për drejtësi”, korrupsioni në drejtësi.

Informacion shtesë

Numri i faqeve

97